Një shqiptar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë spanjolle si i dyshuar për vrasjen e një qytetari serb. Shqiptari kishte një identitet të rremë italian. sipas mediave spanjolle.
Ai është arrestuar në orët e para të së martës së kaluar në një operacion special me njësitë elitare të Gardës Civile në Almera. Forcat policore kanë hyrë në shtëpi dhe kanë arritur të arrestojnë shqiptarin pasi ai u përpoq të arratisej nga çatia.
Ngjarja për të cilën ai është arrestuar ka ndodhur më 13 korrik të vitit të kaluar kur një grup prej rreth shtatë personash u takuan në një zonë pranë digës Rules, në Órgiva (Granada), dyshohet për një konflikt lidhur me trafikun e drogës.
I arrestuari hapi zjarr ndaj viktimës, një serb 43-vjeçar, dhe shoqëruesit të tij, një burrë 41-vjeçar të së njëjtës kombësi, i cili kaloi disa ditë në spital, por i mbijetoi të shtënave.
Garda Civile arrestoi 5 persona për këto ngjarje, nga të cilët dy u lanë të lirë me akuzë, tre të tjerë mbeten në burg dhe të cilëve tashmë u bashkohet edhe i arrestuari i ri, i konsideruar si autor i të shtënave.
Gjykata përgjegjëse e çështjes e shpalli sekret dhe Garda Civile vijoi hetimet pasi një i implikuar i shtatë është në kërkim. Të gjithë të arrestuarit deri më tani janë të kombësisë serbe, shqiptare dhe polake./abcnews
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...