Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shtëpinë e Bardhë.
Von der Leyen ka konfirmuar se pjesë e këtij takimi bilateral ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Ajo tha se ka ende shumë çështje për tu zgjidhur mes palëve, por se procesi po shkon në drejtimin e duhur.
“Ne me të vërtetë e prekëm edhe këtë temë shkurtazi. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë”.
“Nuk është aspak e lehtë pasi ka ende shumë çështje për tu zgjidhur, por procesi po shkon në drejtimin e duhur. Kemi mbështetjen e të dyja palët për këtë dialog”, deklaroi von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, mes tjerash, ka folur edhe për Propozimin Evropian për ujdi bazë.
“Në tavolinë është një plan i mirë, është një udhërrëfyes sesi të arrihet aty. Ne presim dhe shpresojmë që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, do të jenë shumë konstruktive”, tha ajo gjatë konferencës së mbajtur pas takimit me presidentin Biden.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...