Miroslav Lajçak e ka mbyllur vizitën dyditore në Kosovë, pasi takoi të gjithë akterët institucional, politik e jopolitik, përfshirë edhe të gjithë ambasadorët e akredituar në Republikë.
Në një postim në orët e vona në Twitter, Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se e kishte informuar komunitetin ndërkombëtar për hapat e ardhshëm dhe pritjet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, e informova komunitetin ndërkombëtar në Kosovë për gjendjen e dialogut, hapat e ardhshëm dhe pritjet tona për ditët dhe javët në vijim. Mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre”, shkroi Lajçak.
Përveç takimeve me krerët shtetërorë, Lajçak shkoi edhe tek partitë opozitare të cilët kanë shprehur rezervat e tyre për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjithashtu, Lajçak ka zhvilluar takime edhe me Listën Serbe dhe shefin e UNMIK-ut e të EULEX-it si dhe komandantin e KFOR-it.
Lajçak qëndroi për dy ditë në Kosovë një javë para takimit në Ohër ku pritshmëritë janë që të dakordohet mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?