Google ADS

Kosovës i shtohen snajperistët

08:06 | 11 Mars 2023
K.B

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, snajperistët e rinj të FSK-së, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin për Sniper.

“Në këtë kurs, snajperistët tanë përgatiten për qitje në distanca të mëdha me precizitet të lartë, si dhe për aftësimin në vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë. Vazhdojmë me sukseset e radhës!”, ka shkruar ai./arbresh.info/



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme