Angel Di Marias do t’i skadojë kontrata me Juventusin në fund të këtij sezoni.
Ylli argjentinas iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Paris Saint-Germaini, ndërsa pati paraqitje pozitive kur ishte mirë fizikisht.
E tash, ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Manchester Unitedit thotë se është në rrugë të mbarë për ta vazhduar bashkëpunimin me “Bianconeri”.
“Po flasim për këtë punë me Juventusin. Unë jam i lumtur këtu, e ndiej dashurinë e njerëzve, ata po e shfaqin këtë ndaj meje. Ata janë të lumtur dhe unë jam i lumtur, kjo është e rëndësishme”, u shpreh kampioni i botës me Argjentinën.
Përkundër faktit se Juve mund të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, veterani i mesfushës nuk e ka problem të qëndrojë dhe të luajë në Torino edhe një vit./GE/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...