Në 16 mars pritet të vijë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhely.
Zyrtarët e BE-së do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit) dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.
Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë./tvklan.al/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...