Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Pas takimit, Meta tha se me Berishën ka diskutuar për zgjedhjet lokale dhe shtoi se e gjithë opozita do të jetë e bashkuar, “për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe për të rikthyer llogaridhënien”.
Edhe pse u pyet për këshillat bashkiak, kreu i PL nuk preferoi të përgjigjej por shtoi se kandidatët e opozitës për kryetar bashkie do jenë fitues.
“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë i konsiderojmë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e të gjithë këshillave bashkiakë do të jetë e opozitës së bashkuar”, shtoi Meta.
Më herët, në një konferencë për mediat, Sali Berisha ripërsëriti qëndrimin se në zgjedhje do të futet në koalicion me Metën, por vendosi pikën mbi “i” duke u shprehur se partia udhëheqëse do të jetë ajo që drejtohet nga ai. Sipas Berishës, formula e koalicionit për këshillat bashkiak është ende në diskutim duke u shprehur i prerë se bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn nuk do të ketë. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?