Pas PDK-së, Lajçak i shkon në zyre Ramush Haradinajt

12:17 | 10 Mars 2023
L G

Pas takimit ne Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka nisur takimet e tij me krerët e partive opozitare.

Fillimisht, ai takoi kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të vazhduar pastaj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku u prit nga kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, raporton “Arbresh.info”.

Pas takimit, nënkruetari i  AAK-së, Ardian Gjini pritet të mbajë konferencë për media, për të dhënë detaje rreth asaj se cfarë u bisedua në këtë takim.

Lajçaku pas vizitës në AAK, rreth orës 14:00 pritet të vizitojë  edhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Lajçak i shkon në zyrë Memli Krasniqit – Arbresh.info

Krasniqi tregoi çka bisedoi me Lajçakun – Arbresh.info

Të ngjashme