Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për takimin rreth një orësh që ka pasur me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
Krasniqi ka thënë se ia kanë bërë të qartë Lajçakut rezervat për planin e BE-së, se e shohin si marrëveshje të pamjaftueshme që nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës, raporton arbresh.info
Kreu i PDK-së thotë se ajo që kemi sot në tavolinë, është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohjen e ndërsjellë por tashmë me Asociacionin në qendër.
“Diskutuam për zhvillimet politike me theks të veçantë për dialogun dhe diskutimet për marrëveshjen, ja shpreha qëndrimin, rezervat sa i përket marrëveshjes për arsyet të cilat i kemi diskutuar Kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut me përfundim marrëveshjen finale me njohje të ndërsjellë. Ajo që kemi sot në tavolinë është marrëveshje e përkohshme me asociacionin në qendër, jo njohjen reciproke”, deklaroi Krasniqi.
Sipas tij, këtu përgjegjësia e Kurtit është direket për faktin që siç thotë Krasniqi, ai për dy vite ai e ka humbur mundësinë që të bindë mbështetësit tanë ndërkombëtarë për ta mbështetur Kosovën në qëllimet tona shtetërore e për të arritur njohjen e ndërsjellë.
“Përgjegjësia e Kurtit është direkte sepse e ka humbur mundësinë ti bind ndërkombëtarët për mbështetje për marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë”, shtoi Krasniqi.
Krasniqi tha se si PDK nuk janë kundër Asociacionit, por se me këtë marrëveshje ka nene të caktuara që rrezikojnë të shkojnë përtej Asociacionit e përtej Kushtetutës.
“Sot kemi Asociacionin, të cilin ne nuk e kundërshtojmë, nuk e kemi kundërshtuar as më herët sepse ai kur të themelohet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, por kemi nene të caktuara në marrëveshje që rrezikojnë të shkojnë përtej Asociacionit, e për më keq edhe përtej Kushtetutës. Këto qëndrime tona nuk janë në kundërshtim me partnerët tanë ndërkombëtare, sepse ne gjithmonë kemi qenë në komunikim me ta”, u shpreh Krasniqi.
Tutje ai shtoi se PDK-ja e sheh këtë marrëveshje si të pamjaftueshme dhe me shumë pikëpyetje.
“Ne e shohim marrëveshjen si të pamjaftueshme dhe përtej hapave potencialisht përpara kërkon edhe shumë pikëpyetje për të cilat fatkeqësisht kryeministri dhe përgjegjësi kryesor i kësaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje” tha Krasniqi. /arbresh.info/
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prish...
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...