Lajçak sot takon liderët opozitarë

10:42 | 10 Mars 2023
A. B.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, sot takon kryetarët e partive opozitare në Kosovë.

Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së në orën 10:45, me atë të AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

Kujtojmë se, dje i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme