Lajçak me Bislimin diskutuam për dialogun dhe nevojën urgjente për Udhërrëfyesin e Energjisë

10:05 | 10 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar ditën e enjte për vizitë në Kosovë, ku ka takuar krerët e shtetit.

Lajçak përveç presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, u takua edhe me shefin e ekipit negociator, Besnik Bislimin.

Lajçak ka specifikuar urgjencën me të cilën duhet të zbatohet Udhërrëfyesi për Energjinë.

“Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Dialogut Besnik Bislimi, diskutuam një sërë çështjesh të tjera urgjente në agjendën e Dialogut, duke përfshirë nevojën urgjente për të zbatuar plotësisht Udhërrëfyesin e Energjisë”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme