Google ADS

Ukraina akuzon Rusinë për terrorizim të civilëve në Bahmut

09:36 | 10 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Turpat e mbrojtjes së Ukrainës janë përballur me një valë të re sulmesh ruse në qytetin lindor të Bahmutit, prej ku beteja për kontrollin e këtij qyteti lindor ukrainas ka sjellë pasoja të mëdha njerëzore për të dyja palët.

Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura raportoi se forcat ruse kryen 102 sulme brenda dhe rreth Bakmutit, në një përpjekje për të rrethuar qytetin.

Përveç kësaj, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut, duke përfshirë qytetet Liman, Avdijivka dhe Shaktarsk.

Në Rubizhni, rajon fqinj i Luhanskut, ushtria ukrainase akuzoi forcat ruse se po përdornin civilët si mburojë njerëzore.

Stafi i Përgjithshëm raportoi se ushtarët rusë fshiheshin pas popullsisë civile, me trupat e okupimit të strehuara në katin e parë dhe të dytë ndërsa civilët ishin lënë të jetojnë mbi to.

Luftimet e fundit erdhën pas një vale sulmesh ruse në Ukrainë që vranë të paktën nëntë civilë dhe ka shkaktuar dëme në infrastrukturën e energjisë elektrik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizmin e civilëve.

“Pushtuesit mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t’i ndihmojë ata. Ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për gjithçka që kanë bërë”, tha Zelensky.

Rusia vazhdimisht ka mohuar sulmet ndaj civilëve, edhe pse dëshmitë tregojnë të kundërtën.

Rusia tha se sulmet në objektivat civile ukrainase ishin një “goditje masive” në përgjigje të një “sulmi terrorist” të organizuar nga Ukraina në rajonin Bryansk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën, javën e kaluar.

Kievi zyrtar e mohon çdo përfshirje dhe thotë se Moska mund të jetë duke kërkuar dhe shpikur arsye për të zhvilluar sulme të reja në Ukrainë.

Rusia konfirmoi se përdori raketa hipersonike Kinzhal në valën e sulmeve të 9 marsit, të cilat shkaktuan ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

Centrali bërthamor në Zaporizhja, më i madh në Evropë, u ndërpre për një kohë të shkurtër nga rrjeti i energjisë elektrike të vendit.

Shtëpia e Bardhë kritikoi sulmet përmes zëdhënëses Olivia Dalton, e cila i quajti ato “shkatërruese” dhe “të padrejta”./rel

Të ngjashme