Google ADS

Tri raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit, asnjë i arrestuar

09:28 | 10 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Tri raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundit.

Sipas policisë dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe rasti tjetër në Ferizaj.

Monedhat janë sekuestruar si dhe janë në hetime të mëtejme, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

  • Rr. Avdyl Frashëri, Prishtinë 09.03.2023 – 10:10. Ankuesja femer kosovare ka njoftuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50 € e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme.
  • Rr. Enver Maloku, Prishtinë 09.03.2023 – 09:35. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ka hasur  në 1×50 € e dyshuar për falsifikim. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme.
  • Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 09.03.2023 – 13:54. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar janë deponuar 659×2 € dhe 10×1  € monedha të dyshuara si të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme