Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dje në Vushtrri, pas një videoje duke shtënë me armë zjarri që një person pati publikuar në TikTok.
Sipas njoftimit të Policisë, menjëherë pasi e ka parë videon, organet e rendit kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, por, atë s’e kanë gjetur aty, përcjell arbresh.info.
Kjo për shkak se ai për momentin 22-vjecari është jashtë vendit, megjithatë, prindi i tij ka dorëzuar në Polici pistoletën vullnetarisht.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe hetimet do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët