Vazhdojnë lëkundjet në Itali, tjetër tërmet i fortë në Perugia

22:01 | 9 Mars 2023
E.H

Një tjetër tërmet i fortë është ndjerë në qendër të Perugia-s në Itali, lëkundjet e të cilit u ndjenë në zona të ndryshme dhe në vende të tjera në Umbria, duke u pasuar nga një tjetër më pak e fortë.

Pas tërmetit të parë në orën 16:05 me magnitudë 4.4 ballë, dy tërmetet e tjera në Umbria ndodhën pesë minuta larg njëri-tjetrit: i pari, në orën 20.08, kishte një magnitudë midis 4.4 dhe 4.9, i dyti, në orën 20.13, midis 3.7 dhe 4.2.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë përcaktoi magnitudën e saktë 4.6 me epiqendrën e tij gjashtë kilometra larg Umbertide.

Për momentin nuk ka pasur raporte për çështje kritike të qytetarëve, ndërsa disa njerëz dolën në rrugë nga frika.

“Dëgjova një ulërimë të fortë si bubullima shumë e fortë, pastaj një lëkundje mjaft e gjatë”, u shpreh një qytetar i Perugias./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme