Çitaku i del në mbrojtje Bogujevcit: Neveritëse sulmet denigruese ndaj saj

20:30 | 9 Mars 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së Kuvendit të Kosovës,  Saranda Bogujevcit e cila gjatë seancës së sotme, deklaroi se preferon të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, sepse këtë ia mundëson shkenca.

Bogujevci pas kësaj deklarate u bë cak i ofendimeve e linçimeve që zakonisht ndodhin në rrjete sociale.

“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellë në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Kundër Bogujevcit, kishte dalë edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk pajtohet me idetë e saj.

Sipas tij, më këso lloj vendimesh dëmtohet familja e shëndoshë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme