Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Xhaçka: Më në fund, pas një vonese të pajustifikuar

17:37 | 9 Mars 2023
E.H

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pasi që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën

Në një postim në Twitter, Xhaçka ndërsa kujton se procesi është vonuar në mënyrë të pajustifikuar, shprehet se tashmë mund të shpresojmë që qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin të lirë në Schengen, sa më shpejt të jetë e mundur.

“E mirëpres vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që i hap rrugën liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar, procesi do të konkludojë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të lëvizin të lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Xhaçka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme