Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka kontrolluar autobusët që qarkullojnë nga Ferizaj në drejtime të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Ferizajt, me dyshimin se nxënësit e shkollave po bartin me vete mjete të dyshimta dhe të rrezikshme.
Siç njofton policia, kjo kontroll është kryer me autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Ekipe të policisë me uniformë dhe policisë me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri etj”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se plani operativ ‘’Kontrollimi i autobusëve’’ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit./arbresh.info/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit