Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas raportit të fundit të publikuar nga Freedom House, ku Kosova ka shënuar përmirësim në aspektin e lirive civile dhe të drejtave politike.
Në reagimin zyrtar të Qeverisë thuhet se disa nga arsyet qe Kosova ka shënuar përmirësim në raportin e Freedom House janë ulja e ndikimit të rrjeteve klienteliste në qeveri, rritja e përfaqësimit të grave të komunitetit serb dhe atij LGBT dhe ulja e ndikimit politik në emërimin e drejtuesve të universitetit.
Ky është reagimi i plotë i Qeverisë:
Kosova shënon një nga ngritjet më të larta në botë në Raportin e Freedom House.
Me përmirësimin prej katër pikëve në edicionin e 50-të të raportit të Freedom House, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor, e dyta në Evropë dhe e treta në botë për nga përmirësimi vjetor në fushën e të drejtave politike dhe lirive civile.
Sipas përfaqësuesve të organizatës Freedom House, disa prej arsyeve kryesore të këtij përmirësimi ishin:
-Ulja e ndikimit të rrjeteve klienteliste në qeverinë aktuale
-Rritja e përfaqësimit të grave të komunitetit serb në Kosovë dhe pjesëtarëve të komunitetit LQBT plus në institucionet qeverisëse dhe jetën politike
-Ulja e ndikimit politik në emërimin e drejtuesve të universitetit dhe avancimi i lirisë akademike. /arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...