Google ADS

S’ka fitues në Suharekë dhe Gjilan

15:07 | 9 Mars 2023
K.B

Ballkani dhe Drita kanë ndarë pikët në kryederbin e javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dy pretendentët për titull të kampionit, u përballen në Suharekë, në një ndeshje interesante dhe tejet e rëndësishme për kreun e tabelës.

Kampionët në fuqi përmes Kuc (17’), kaluan në epërsi prej 1-0. Megjithatë, reagimi i gjilanasve ishte i shpejtë duke baruar rezultatin në 1-1 me golin e Vitija (36’).

Ballkani mbetet në krye të tabelës me 50 pikë, dy më shumë së Drita e cila renditet në vendin e dytë.

Ndërkohë, sfida tjetër e ditës së sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës është mbyllur pa gola.

Gjilanasit dhe prishtinasit u ballafaquan në Gjilan, në një duel të kënaqshme, edhe pse golat i munguan kësaj sfidë.

Gjilani mbetet në vendin e tretë me 38 pikë, derisa Prishtina pozicionohet e katërta me 32 pikë të grumbulluara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme