Google ADS

Prishtina mbi 23 milionë euro kredi nga BERZH-i për ngrohjen solare

13:58 | 9 Mars 2023
A. B.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka nënshkruar një projekt mjaft të rëndësishëm për kryeqytetin.

Ky projekt ka të bëjë me cilësinë e ajrit.

Rama the se sistemi i ngrohjes do të transformohet përmes ngrohjes solare.

Njoftimi i tij i plotë:

23.2 milionë EUR nga BERZh për #Solar4Kosovo – një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën.

Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë ☀️, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit 🍀

Faleminderit (EBRD) një nga partnerët tanë kryesor drejt #prishtinaegjelbër💚 dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores Termokos në gjithë qytetin 🙏🏻. /arbresh.info/

Të ngjashme