Tapeti i famshëm ku parakalojnë yjet e Hollivud-it përpara ceremonisë së mbajtjes së çmimeve Oscar nuk është më i kuq.
Këtë vit tapeti ka një ngjyrë të re: shampanjë.
Ky ndryshim u zbulua në prezantimin vjetor të tapetit të Oscarsnë Los Anxhelos, vetëm disa ditë para ceremonisë të dielën e 12 marsit.
Prezantuesi i Oscar, Jimmy Kimmel, i cili ishte gati për zbulimin e tapetit, tha se ishte i bindur që Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit kishte zgjedhur ngjyrën e duhur, duke iu referuar dhe shpullës famëkeqe të vitit të kaluar të Will Smith ndaj Chris Rock Kimmel shprehet për Reuters:
“Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Njerëzit pyesin, a do të ketë ndonjë problem këtë vit? A do të ketë dhunë këtë vit, dhe ne sigurisht shpresojmë që jo. Por nëse ka, mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet ngjyrë shampanjë dhe jo një tapet të kuq tregon se sa të sigurt jemi se gjaku nuk do të derdhet”.
Ngjyra e re synon të krijojë një “pamje nga dita në natë”, sipas personelit të Akademisë të Arteve dhe Shkencave të Filmit. Statujat e Oscar-it me përmasa reale do të dekorojnë gjithashtu pistën për ceremoninë e së dielës.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së