Arteta i fokusuar vetëm te Arsenali, hedh poshtë zërat për kalimin te Real Madridi

10:35 | 9 Mars 2023
K.B

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta u shpreh i lumtur në ekipin e ‘Topçinjve’.

Disa zëra lartë e poshtë thonë se Real Madridi po mendon transferimin e Artetas, pasi thuhet që Carlo Ancelotti nuk po bind drejtuesit e klubit

Arteta këmbënguli se ai mbetet i fokusuar te Arsenali, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një kalim te Real Madrid.

“Janë gjëra që menaxherët ose lojtarët nuk mund të kontrollojnë atë që shkruhet. Ajo që mund të them është se jam plotësisht i fokusuar në atë që po bëj këtu dhe jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës që bëj atë që po bëj në këtë klub futbolli. Kjo është ajo”, tha ai .

Nga ana tjetër Real Madridi nuk është se po kalon një periudhë të mirë në La Liga, dhe nëse nuk e fiton një çmim të madh me Ancelottin, trajneri do të shkarkohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme