Një punëtor nga Vitia dje ka përfunduar në QKUK pasi ra nga skelet e larta tre deri në katër metra.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur aksidentalisht ka rënë nga skelet, përcjell arbresh.info.
Nga lëndimet e marra, ai u dërgua për trajtim në QKUK, ndërkaq në vendngjarje ka dalë Policia dhe inspektorati.
“RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Rr. Mustafë Kokaj, Viti 08.03.2023 – 09:25. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës”, thuhet në raportin e Policisë.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha