Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një prej personazheve më të përfolura që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Artisti ka fituar zemrat e publikut me humorin e tij, energjinë dhe debatet që krijon me banorët. Shiftat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, ku vetëm në TikTok emri i tij ka shkruar në 1.3 miliard shikime, tregojnë më së miri shikueshmërinë që ai ka.
Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 568 mijë ndjekës në Instagram, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA. Por këto ai nuk i di, madje mendon se mund të ketë shumë pak ndjekës në krahasim me çfarë ka.
Herë pas here ai ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani.
Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë. Madje, Luizi tha se shpreson që në Instagram të ketë arritur 10 mijë ndjekës.
“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikimi’, ne menduam se po talleshin por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur Instagram kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hapi, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, ka thënë Luizi.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...