Google ADS

Shpend Ahmeti e ka një propozim se si të quhet asociacioni

20:44 | 8 Mars 2023
E.H

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe emrin ta ketë Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti tha se kjo do të siguronte që asociacioni të jetë i Republikës së Kosovës dhe të mos ketë karakter njëetnik.

“Unë kisha propozuar emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare 1. Siguron që asociacioni është i Republikës sonë 2. S’ka karakterit njëetnik. Se a do të ketë asociacion? Për mua nuk ka debat”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme