Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali.
Shqiptari u kap me katër kilogramë marihuanë.
Policia kishte pranuar informacione se brenda një furgoni (kombi) kishte një sasi të drogës.
Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjet në një çantë sasia prej 4 kilogramë marihuanë, e cila ishte ndarë në katër qese, ku secila nga ato peshonte rreth një kilogramë.
Sipas mediave italiane shqiptari është prangosur si dhe i është sekuestruar sasia e drogës.