Kanë përfunduar ndeshjet në Superligën e Kosovës java e 24-të.
Dukagjini ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Malisheva.
Klinasit i janë kthyer fitores pas katër ndeshje (tri humbje, një barazim), pasi kanë fituar në një terren të vështirë si “Liman Gegaj”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të me anë të ukrainasit Vladyslav Khomutov, i cili shënoi për 0-1.
Në pjesën e dytë, përsëri loja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që gjeten rrjetën nga një herë.
Të parët shënuan vendasit me anë të Faruk Bihorac (44’) për 1-1, por mysafirët u kthyen në lojë me anë të Marclei Santos (65’), i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e pestë me 29 pikë, teksa Malisheva renditet e teta me 25 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Dukagjini e pret Drenicën, ndërsa Malisheva udhëton te Prishtina.
Edhe Trepça ’89 ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Drenica në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Minatorët i janë kthyer fitores pas katër ndeshjeve (tri humbje, një barazim), pasi kanë triumfuar në një terren të vështirë si “Bajram Aliu” një Skenderaj.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe shënuan nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të të Armando Lopes da Silva (7’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Shkelqen Lushtaku shënoi autogol për barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më konkret duke konkretizuar një rast, për golin e fitores, ndërsa Drenica shpërdoroi disa raste.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të me anë të Rilinda Namanit, i cili shënoi për 1-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, 89-shi e sheh veten në pozitën e shtatë më 26 pikë, teksa Drenica renditet e fundit me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Trepça ’89 e pret Ferizajn, ndërsa Drenica udheton te Dukagjini.
Edhe Ferizaj ka arritur fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan në rastin e parë të mirë.
Ishte minuta e 11-të, kur Gerhard Progni shënoi nga afër për 1-0.
Pas golit të pranuar Ferizaj u lëshua në sulm duke krijuar raste, por golin e barazimit e gjeti në minutën e fundit.
Edon Sadriu shënoi pas depërtimit në zonë, me në goditje të fortë për 1-1.
Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Ferizajn, që kishin disa raste.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 58-të, kur Betim Haxhimusa asistoi bukur te Sadriu i cili shënoi për 2-1 në të mirë të Ferizajt.
Në minutat e fundit, Llapi u lëshua i gjithi në sulm, duke tentuar barazimin.
Me këtë fitore Ferizaj ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë, ndërsa Llapi mbetet i gjashti me 29 pikë.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...