Gratë deputete të Kosovës kanë mbajtur sot një konferencë për media, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në këtë konferencë, deputetet e katër partive që përbëjnë Kuvendin kanë kërkuar respektimin e të drejtave të grave dhe krijimin e kushteve të punës për to.
Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka thënë se kushtet e punës për gratë e Kosovës do të trajtohen te gratë deputete. Kurti theksoi se “Derisa secila grua ka punë dhe kushte të punës ne do të jemi këtu”.
Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, tha se gratë sot në Kosovë po paguhen më pak se meshkujt, për punën e njëjtë, raporton arbresh.info.
Hoxha theksoi se ato do të angazhohen që “t’i ndalojnë parregullsitë”.
Kurse deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka përmendur edhe bullizimin e deputeteve gra në Kuvend, sa herë që ato e marrin fjalën.
“Gratë janë më të hendikepuara në punë se sa burrat e kjo shihet qartë. Po shihet se sa ka aborte nga gratë kur shihen se janë çika. Unë e shoh edhe në Kuvend kur e merr fjalën një grua se si bullizohet. Ka padrejtësi edhe tek partitë politike. Barazia duhet të ekzistojë si tek burrat dhe gratë”, tha Bunjaku.
Në këtë konferencë foli edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, e cila ka deklaruar se gratë nuk po subvencionohen mjaftueshëm ne bizneset që po i hapin.
“Hendeku vazhdon të jetë edhe pse ligji për barazi gjinore e rregullon këtë. Kosova ende duhet të punëojë ta përmirësojë këtë situatë. Përderisa bizneset vazhdojnë ta udhëheqin burrat atëherë duhet subvencionimi i grave në bizeseve. Gëzuar 8 marsi!”, tha Bytyqi para medieve./arbresh.info
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...