Haxhiu uron 8 Marsin: Pa gjininë e bukur ne jemi vetëm hije

14:47 | 8 Mars 2023
K.B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar së gratë shqiptare ishin dhe do të vazhdojnë të jenë shtylla e familjes dhe shoqërisë

“Pa gjininë e bukur ne jemi vetëm hije. Ju jeni bukuria dhe begatia e gjithë UNIVERSIT. Urime nga zemra nënë, grua, motra! Urime të gjitha grave shqiptare që ishin dhe vazhdojnë të jenë shtylla e familjes dhe shoqërisë”, tha Haxhiu.

Tutje ai shkruan se si shoqëri vazhdojmë të dështojmë t’i mbrojmë dhe avancojmë në pozita më të larta gratë.

“Si shtet, si shoqëri po vazhdojmë të dështojmë t’ju mbrojmë dhe avancojmë në pozita më të larta, vendimmarrëse. Ju meritoni më shumë”, është shprehur ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme