Të hyrat tatimore të Administratës Tatimore (ATK) të Kosovës edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shohim se kemi rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%, thuhet në njoftimin e ATK-së.
“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit.Po ashtu, ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...