Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për planin franko-gjerman, teksa ka thënë se “e kemi raportin 8:2 të përfitimeve nga kjo marrëveshje”.
Sipas tij, tetë pika janë në favor të Kosovë dhe dy për Serbinë, “në një far mënyre që do të krijonë probleme për Kosovën”.
“Do të vijë momenti kur do të thonë ‘ose merre, ose leje’. Unë hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe si do ta zgjidhim”, tha ai në një intervistë në ATV.
Haliti beson që Kosova duhet nënshkruajë planin evropian pasi siç shprehet ai, “jemi në presion të madh”.
Ndërkohë, ai u shpreh se Serbia nuk e nënshkruan këtë plan, pasi ‘loja e tyre është që Kosova mos ta firmosë atë”.
“Unë mendoj se ata nuk e nënshkruajnë. Loja është me na shti neve mos me nënshkru. Ata e kanë vështirë”, theksoi Haliti.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...