Dashi
Do jeni tej mase kritike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle debate te ashpra ne disa momente. Po nuk u rikthyet shpejt me këmbë ne toke keni për te pasur probleme serioze. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare dhe asgjë me shume sesa kaq. Me financat duhet te merreni me seriozisht sepse po i late pas dore gjendja mund te dobësohet.
Demi
Ne përgjithësi jeta juaj ne çift nuk do ketë asgjë te re sot. Me partnerin do ndiheni për mrekulli dhe do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret ka mundësi te kenë dashuri me shikim te pare dhe çdo gjë t’iu ndryshoje brenda disa sekondave. Me financat tregohuni pak me te kujdesshëm se ditët e fundit dhe keni për ta pare qe gjendja do ketë edhe me shume përmirësime.
Binjakët
Kujdes me xhelozinë e tepruar sot ju te dashuruarit sepse ne ndonjë moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi. Dielli do jete planeti qe do favorizoje gjate gjithë kohës ekuilibrin. Ne këtë sektor për fat te mire nuk keni për te pasur aspak tronditje. Lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër për qejfin tuaj.
Gaforrja
Dite pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni pre mrekulli pranë njeri-tjetrit dhe emocionet do jene shpesh te forta. Beqaret do ndihen me te lire t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe ka mundësi qe ta tërheqin pas vetes personin te cilin e kane pëlqyer deri me sot. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe do arrini te bëni te gjitha shpenzimet e nevojshme.
Luani
Dite normale ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do bëni ato qe dëshironi dhe nuk do e vrisni mendjen për te ardhmen e largët. Beqaret do ja kalojnë aq mire me miqtë e tyre te ngushte saqë nuk do e ndiejnë aspak nevojën për te krijuar një lidhje. Me financat duhet te tregoheni shume me strikte sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Dite shume e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do vendosni me shume rregull dhe se shpejti do merrni edhe vendime te rëndësishme. Beqaret nuk do i marrin seriozisht ftesat qe do iu bëhen dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera. Nëse nuk doni te keni probleme me financat mire është qe në çdo rast te bëni parashikime para se te shpenzoni.
Peshorja
Dite dinamike dhe e mbushur me emocione te forta ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli ne çdo moment. Beqaret duhet te tregohen mete hapur dhe nuk duhet kurrsesi t’i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do i rregulloni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe kjo fale mbështetjes se madhe te familjareve.
Akrepi
Sot do lindin mosmarrëveshje te shumta me partnerin tuaj dhe ne shume momente keni për t’u ndier keq. As ju dhe as ai nuk do hape rruge. Beqaret nuk do e mbajnë gjithë kohës mendjen tek dashuria, por ne një moment do ndihe diçka e jashtëzakonshme qe do ua ndryshoje jetën njëherë e mire. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do ju dalin paratë edhe për investime.
Shigjetari
Do keni shume komplekse sot ju te dashuruarit dhe për shume gjera do debatoni ashpër me partnerin. Me shume te drejte do ketë ai dhe ju duhet te ndaleni duke kërkuar gjithmonë te dale e juaja. Beqaret do dine di ta joshin personin qe pëlqejnë dhe ne mbrëmje zemra do ju rrahe shume me fort. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe duke menduar gjithmonë për te ardhmen.
Bricjapi
Dite harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i buzëqeshni gjithë kohës njeri-tjetrit dhe do i thoni fjale te ngrohta. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe angazhime saqë nuk do kenë kohe te mendojnë për jetën sentimentale. Financat do kenë me shume përmirësime nga sa kishit menduar. Përfitoni për te shlyer borxhet e për te hequr disa para mënjanë.
Ujori
Marrëdhënia juaj ne çift do jete me e këndshme sot. Ne mëngjes mund te keni ndonjë konflikt te vogël, por pa pasoja. Pas mesditës gjerat do ecin me mire se kurrë ndonjëherë me pare. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse yjet do i ndihmojnë sot te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do bëni gabime te pafalshme dhe gjendja do përkeqësohet.
Peshqit
Dite e turbullt dhe e mbushur me probleme te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do preferoni te hapni rruge për asnjë moment dhe kjo do jete shkatërrimtare. Beqaret do jene realiste dhe do dine si te veprojnë ne çdo moment. Dita do jete interesante. Ne planin financiar duhet t’i merrni gjerat me shume seriozitet dhe kështu do shmangni tronditjet.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj