Edhe pse sektori i turizmit në Shqipëri po rrit pagesat, mungesa e fuqisë punëtore po orienton kërkesën drejt të huajve.
Sidoqoftë në fokus, sipas kreut të operatorëve të turizmit për jugun, mbeten të rinjtë shqiptar.
“Shpresoj që informacioni që po japim çdo ditë në rrjete sociale apo media, që ata që janë pa punë, të marrin informacionin e duhur që kushtet e punësimit nuk janë si para dy apo katër vitesh por janë shumë të mira, pagat pothuajse janë dyfishua , kushtet e punës janë bërë më komode nuk ka më pagë minimale,” – u shpreh Vasil Bedinaj.
Menaxheri i një prej strukturave hoteliere të qytetit, tregon se stafet janë gjithëvjetor, por në sezonin veror fluksi kërkon shtim të forcës punëtore.
“Jemi të hapur jo vetëm për Vlorën por për gjithë Shqipërinë që të kemi njerëz të kualifikuar dhe të kemi forcë punëtore. Por duke pasur parasysh edhe ikjen edhe emigracionin që është duke pasur shumë kohët e fundit po shohim edhe për të huaj,” – tha menaxheri, Jetmir Shabani.
582 shtetas të huaj të punësuar në Vlorë
300 italianë
70 turq
30 indianë
30 polakë
20 kosovarë
20 amerikanë
Në disa subjekte të huajt nga vende si Bangladeshi apo Nepali kanë ardhur si punonjës për të gjetur mundësinë e kalimit në Europë, e për këtë arsye, bizneset tashmë janë fokusuar te fuqia punëtore në Filipine apo Bali, ndërsa kërkojnë nga shteti shqiptar thjeshtim të procedurave./euronews.al/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?