Në Ditën e Mësuesit, Bislimi përkujton mësuesin e tij të ndjerë

17:20 | 7 Mars 2023
E.H

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar për Ditën e Mësuesit.

Në urimin e tij përfshihet dhe ai për mësuesin e tij të ndjerë, Hamit Veseli, i cili thotë se ka bërë punë të shkëlqyer dhe të palodhshme.

“Ky urim shkon për mësuesit e dashur, të cilët profesionin e bukur të mësuesisë e kanë shndërruar në mision. Në mesin e tyre, padyshim që një vend i veçantë i takon edhe mësuesit tim, të ndjerit Hamit Veseli, për punën e shkëlqyer dhe të palodhshme që ka bërë”, ka shkruar Bislimi.

“Gëzuar ditën e mësuesit për të gjithë mësimdhënësit”, shkroi tutje Bislimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme