Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia po qëndron në Shqipëri ku ka marrë pjesë në “Kongresin e Shëndetësisë” me ftesë të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë.
“Kongresi i Shëndetësisë” për synim kishte të bëjë bashkë politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për tu angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.
Ministri Vitia ishte pjesë e panelit në sesionin e parë të këtij kongresi, me temë “Financimi i shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor duke rritur qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë”.
Vitia paralajmëroi mundësinë e mbajtjes së një kongresi të tillë gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë.
Ky sesion në fokus kishte modele të ndryshme të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe në rolin që luajnë programet parandaluese dhe depistuese për adresimin e mirëqenies së popullatës, duke reduktuar kostot dhe barrën financiare në pjesën e shpenzimeve publike në shëndetësi. Gjithashtu, nga pjesëmarrësit diskutimi u përqendrua edhe në investimet e nevojshme për të rritur qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e sistemit të shëndetësisë.
Në këtë kongres u diskutuan praktikat më të mira ndërkombëtare, për të mësuar dhe për të përshtatur ato në qëllim të ofrimit të një kujdesi më të mirë, rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe për t’u përditësuar me risitë më të fundit në fushën e shëndetësisë.
Kongresi i Shëndetësisë u hap nga një fjalë rasti e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili, ndër të tjera tha se pjesëmarrja dhe ndërveprimi i shumë autoriteteve nga institucione të ndryshme shëndetësore do të nxisë bashkëpunimin në adresimin e sfidave të ardhshme për një shërbim më cilësor dhe gjithëpërfshirës, duke u
fokusuar në arritjen e Mbulimit Shëndetësor Universal.
Përpos Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, pjesëmarrës të panelit ishin znj.Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, z. Dragoslav Scekic, Ministër i Shëndetësisë i Malit të Zi, z. Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, znj. Albana Adhami, Drejtor i Përgjithshëm, i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Kozeta Sevrani, Nënkryetare e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor./arbresh.info/
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës