Një tërmet me magnitudë 6.0 ka tronditur Filipinet, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Ndërkohë autoritetet lokale kanë paralajmëruar për pasgoditje dhe dëme të mundshme.
Siç shkruajnë mediat e huaja, tërmeti goditi rreth orës 2:00 pasdite me orën lokale të martën, disa kilometra nga komuna Maragusan në provincën malore të minierave të arit të Davao de Oro në ishullin Mindanao.
Nuk ka raporte të menjëhershme të konfirmuara për dëme të mëdha apo për viktima.
Një punonjës në zyrën e fatkeqësive në Maragusan i tha AFP se autoritetet po kontrollonin raportet për një rrëshqitje dheu në një autostradë kombëtare.
“Nuk kemi marrë asnjë raport për dëme apo viktima të tjera, por po kontrollojmë fshatrat përreth qytetit”, ka shtuar ai.
Sipas raportimeve, tërmeti zgjati rreth 30 sekonda dhe u pasua nga pasgoditje.
Ndërsa tërmeti nuk dukej se kishte shkatërruar asgjë, ai ishte mjaft i fortë sa të “shkaktonte frikë”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...