Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” do të zhvillojë të mërkurën, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, një marshim i cili nis nga Pallati i Drejtësisë.
Sipas një njoftimi këtë vit manifestohet 8 Marsi me thirrjen “Marshojmë, s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”.
“Sikundër çdo 8 mars, edhe këtë vit ne organizohemi në protestë kundër sistemit shtypës patriakalo-kapitalist, heteronormativ, transfob e racist. Bashkë marshojmë e revoltohemi meqë refuzojmë t’i dorëzohemi një sistemi i cili dhunon e vret vajza e gra cis e trans. Organizohemi nga kuzhinat, vendet e punës, shkollat e fakultetet, qytete e katunde dhe e denoncojmë këtë sistem i cili vazhdon të na shfrytëzojë e dhunojë. Këtë vit ne e denoncojmë dhunën e gjinizuar në shumëdimensionalitetin e saj. Duke filluar nga organizimi i gjinizuar i punës dhe feminizimi i varfërisë, dhunës seksuale, psikologjike e fizike e deri tek dhuna e institucionalizuar e cila vazhdon t’i shtypë gratë në mënyrë asimetrike duke i shndërruar në subjekte më të cenueshme dhe më të varfra”, thuhet në njoftim.
Këtë vit marshi në Prishtinë do t’i ketë tri pikëtakime kryesore:
10:00 – Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë
11:20 – Rrethi i Flamurit, Prishtinë
12:00 – Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.
“Nisja për në Hajvali bëhet me autobusë të organizuar nga Kolektivi „Marshojmë s’festojmë” tek parkingu pranë TV21 – në ora 9:40. Sa më shumë prej nesh që 8 marsi të jehojë solidaritet e shpresë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim./arbresh.info
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...