Google ADS

Messi: Vitin e parë e pata të vështirë të përshtatesha në Paris

11:37 | 7 Mars 2023
K.B

Lionel Messi ka pranuar se sezoni i tij i parë në Paris Saint-Germain ishte i vështirë.

Ylli argjentinas duke folur para ndeshjes së PSG-së ndaj Bayernit në Ligë e Kampionëve, ka thënë se ky sezon është ndryshe dhe është më rehat.

“Viti i parë në Paris ishte shumë i vështirë për mua”, pranon Messi.

“E nisa këtë sezon ndryshe. Jam shumë më rehat me klubin, qytetin dhe gjithçka që do të thotë Parisi”, tha Messi.

Argjentinasi dhe shokët e tij do të përballen me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani pa Neymar, i cili do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një lëndimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme