Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por është një thirrje fisnike që kërkon durim.
“Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion – është një thirrje fisnike që kërkon durim, ndjeshmëri, patriotizëm dhe pasion, për t’ua përcjellë vlerat dhe virtytet më të larta gjeneratës së re. Në këtë aspekt, kontributi i mësimdhënësve tanë në frymëzimin e brezave të ri për lirinë dhe dashurinë ndaj Atdheut, ka qenë vendimtar edhe në çlirimin e Kosovës”, tha Krasniqi.
Sot ai bashkë me Blerand Stavilecin kanë vizituar mësuesen e tyre, Igballe Hazirin.
Për Krasniqin mësusja e tij është akoma e njejtë, dhe nuk ka ndryshuar asgjë gjatë këtyre 35 viteve të fundit.
“E tillë ka qenë edhe mësuesja ime, Igballe Haziri, të cilën, bashkë me Blerandin e vizituam sot ne ditën e saj. Është gjithmonë kënaqësi e madhe ta takoj dhe të bisedoj me të për një periudhë shumë të dashur për mua. Fjalët dhe zemra e saj nuk kanë ndryshuar asnjëherë gjatë 35 viteve të fundit. Mesazhi i saj është gjithmonë i qartë e kuptimplotë – i dëshmuar përgjatë një jete në arsim: bëjini gjithmonë gjërat me dashuri e përkushtim, posaçërisht për gjeneratat e reja dhe për shtetin”, shprehet i pari i PDK-së.
Tutje Krasniqi thotë se për gjithçka që janë dhe përfaqësojnë, mësimdhënësit meritojnë kujdes më të madh e më të sinqertë, dhe thotë se është i lumtur që ka qenë pjesë e qeverive që kanë kontribuar në rritjen e mirëqenies dhe përmirësimit të kushteve të punës në shkolla.
“Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e qeverive që kanë kontribuar në rritjen e mirëqënies së tyre dhe në përmirësimin e dukshëm të kushteve të punës në shkollat dhe universitetet tona. Gjithsesi, puna nuk ka mbaruar. Ata meritojnë më shumë e më mirë, përherë dhe vazhdimisht”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka falënderuar gjithë mësuesit për kontributin.
“Gëzuar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve! Atyre që mbajtën gjallë arsimin shqip në të kaluarën dhe atyre që vazhdojnë të japin maksimumin për edukimin e gjeneratave të reja sot! Faleminderit për kontributin”, përfundoi Krasniqi.
Të gjithë shqiptarët kudo që janë sot shënojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit e që është një ngjarje me rëndësi të madhe për arsim.
Më 7 Mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. /arbresh.info/
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...