Sot shënohet 7 Marsi Dita e Mësuesit.
Kjo festë është ngjarje me rëndësi shumë të madhe për shqiptarët, pasi që me 7 Mars u hap shkolla e parë shqipe
Duke publikuar një fotografi nga klasa e katërt, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 7 Marsin.
Ai thotë se ka respekt për të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre, derisa shton se gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare.
“Mësonjëtorja e Korçës – shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare e hapur më 7 mars 1887, është njëra prej ngjarjeve që e ka bërë kthesën e madhe në realitetin tonë, në vazhdimësinë tonë si shqiptar, si dhe në ruajtjen e gjuhës e vlerave tona.
Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi.
Si shoqëri, duhet ta rrisim edhe më tej ndërgjegjësimin për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave .
Mirënjohje e respekt për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre!
Urime 7 Marsi!
(Fotografi nga klasa ime e IV, ku janë edhe mësuesit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj.)”, shkruan Haradinaj në Facebook./arbresh.info/
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni