Slivova vendi ku po dyshohet se ka rezervuar të arit rreth 640 mijë tonë nuk është vend i rrafshët apo i sheshtë, ku mund të shihet me syrin e lirë.
Nga ky fshat duhet vazhduar rrugën kah fshati Brus për t’u ngjitur në kodër ku vendi quhet Prilep dhe është rreth 20 kilometra larg kryeqendrës së Kosovës, Prishtinës.
Plaku i shtëpisë së fundit që mundësia ishte të shkosh me automjet, për “Arbresh.info” ka treguar se kush e viziton dhe a ka interes shtetëror për të parë shpatin ku po dyshohet se gjenden ari.
I zoti i kësaj shtëpie ka rrëfyer se si aty çdo vit vijnë ekspertë nga Gjermania dhe Amerika për të marrë mostra, të cilat siç thotë plaku i dërgojnë në vendin e tyre për t’i verifikuar.
“Po ata kanë ba shpime, i kanë marrën krejt ato e i kanë çu krejt ato në Amerikë dhe Gjermani, gjermanët edhe amerikanët. Po ata çdo vjet kah 3 muaj çpojnë deri në 500 metra thellë në atë pjesë të gurit edhe rrethit. Jo nuk vijnë tjerët veç ata që punojnë, tjerët nuk vijnë, nuk marrin pjesë ata tjerët,” shprehet ai për “Arbresh.info”.
Ndërkohë, lajmi për dyshimet se në tokën e këtij fshati ka ari, e ka bërë të ditur kompania britaneze, Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”).
Kompania hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e fokusuar në Evropën Juglindore, Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”) pritet të fillojë kërkimin e arit në fshatin Slivovë që ndodhet jo larg Prishtinës.
Kështu thuhej në njoftimin e kësaj kompanie. Megjithatë, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) thotë se që nga qershori i vitit 2022 kjo kompani nuk e ka më licencën e hulumtimit për vendbanime metalore.
Mulaj: Çdo hulumtim në tokën e Kosovës për çështje minerale monitorohet nga ne
Zëvendës Drejtori i KPMM-së, Sali Mulaj, për “Arbresh.info” thotë se çdo kërkim që bëhet në tërë territorin e Kosovës, bëhet me dijeninë dhe licencimin e këtij Komisioni.
“Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM-ja), licencon, monitoron dhe inspekton të gjithë aktivitetin minerar në tërë territorin e Kosovës”, shprehet ai.
Sipas tij, që nga viti 2012 e deri në vitin 2020 dy ndërmarrje ishin licencuar nga KPMM-ja. Mirëpo, Mulaj thotë se deri tash nuk kanë njohuri për sasinë e arit apo ndonjë lënde tjetër minerale të identifikuar në Slivovë.
“Nga viti 2012 deri në vitin 2020 në këtë zonë dy ndërmarrje kanë pas licenca hulumtimi për vendburime metalore. Asnjëra nga ndërmarrjet nuk ka aplikuar për shfrytëzim, që e nënkupton se KPMM-ja nuk ka informacione për sasinë e arit apo ndonjë lënde tjetër minerale të identifikuar në zonën e cekur – Slivovë. Që KPMM-ja të ketë këtë informacion pas licencës së hulumtimit ndërmarrjet duhet të aplikojnë për licencë shfrytëzimi me ç’rast duhet të sjellin dhe studimin e fizibilitetit (Elaboratin gjeologjik dhe Projektin e shfrytëzimit) përmes të cilave vërtetohen “dyshimet”, thotë Mulaj për “Arbresh.info”.
Sipas drejtorit të KPMM-së, në zonën e Slivovës që nga qershori i vitit të kaluar një kompani tjetër ka licencën dhe jo kompania britanike “Western Tethyan Resources Ltd”.
Çdo hulumtim në tokën e Kosovës për çështje minerale, sipas tij, monitorohet nga ky Komision.
“Tani në këtë zonë, nga Qershori 2022 ka licencë një ndërmarrje tjetër, që nuk është Western Tethyan Resources Ltd. Sa i përket shprehjes suaj “dyshohet se pasuria e arit mund të jetë rreth 640 ton”, KPMM-ja nuk merret me dyshime. Siç jam shprehë në piken e parë KPMM-ja licencon, monitoron dhe inspekton të gjithë aktivitetin minerar në tërë territorin e Kosovës”, shprehet Mulaj.
Ai thotë se sipas ligjit, çdo resurs mineral që gjendet në brendësi të tokës, apo në sipërfaqen e saj në territorin e Kosovës, është pronë e Republikës së Kosovës.
“Sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale (LMM) Neni 2 (Resurset minerale, pavarësisht nga prejardhja e tyre, forma ose gjendja fizike, që gjenden në brendësi të tokës apo në sipërfaqe të saj dhe brenda territorit të Republikës së Kosovës, janë pronë e Republikës së Kosovës. Resurset minerale, të cilat nxirren nga një Bartës i Licencës për Shfrytëzim të lëshuar në përputhje me këtë ligj ose që është në fushëveprimin e nenit 85 të këtij ligji, kalojnë në pronësi të Bartësit të Licencës për Shfrytëzim në kohën e nxjerrjes dhe deponimit të tyre në sipërfaqe)”, thotë Mulaj.
Në përgjithësi, përpos veprimtarive të tjera, ndikimin më të madh në zhvillimin e vendit , sipas tij, do ta mundësonte gjetja (zbulimi) dhe shfrytëzimi i resurseve minerale natyrore, e në veçanti sikur “dyshohet se pasuria e arit mund të jetë rreth 640 ton” të vërtetohej nga ndërmarrja tani të licencuar në zonën e Slivovës.
“Sipas Nenit 50 të LMM-së të gjitha ndërmarrjet që zhvillojnë aktivitet minerar – shfrytëzojnë resurset natyrore minerale, janë të obliguara që të paguajnë Rentat minerare shuma e se cilës caktohet nga Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe Ministria e Ekonomisë (tani Ministria e Ekonomisë) dhe Ministria e Financave. Nga aktiviteti minerar ka dhe përfitime të tjera që Shteti fiton përmes pagesës së taksave të ndryshme, punësimi (ngritja e mirëqenies sociale), infrastruktura, punësim indirekt etj. Përfitimet e shtetit janë të mëdha”, shprehet Mulaj./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...