Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen daneze, Mette Frederiksen, kryeministri Edi Rama u pyet edhe në lidhje me situatën aktuale politike.
Kreu i qeverisë u shpreh se të gjitha partitë do të hyjnë në zgjedhje pasi në to hyhet për qytetarët.
“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama.
Përgjigjen Rama e dha pasi u pyet nëse ndihej i shqetësuar që partia më e madhe opozitare në vend rrezikonte të mos futej në zgjedhjet e 14 Majit.
Sa i përket vendimi të Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD, vendim për të cilin opozita ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se ka ndërhyrë, ai u shpreh se nuk flet në prani të miqve të huaj për probleme të politikës së brendshme.
Pyetje: Do bëj një pyetje për aktualitetin politik kryeministër për shkak se tashmë po zien politika në Shqipëri. Opozita ju ka akuzuar ju se keni ndërhyrë në vendimin e drejtësisë për sa i përket vulës së PD-së. Si i përgjigjeni ju këtyre akuzave?
Edi Rama: Sa i përket pyetjes tjetër ju e dini shumë mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë apo nuk ndaj në konferenca që janë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, probleme të politikës së brendshme./tvklan.al
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...