Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se duke nisur nga muaji prill, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre.
Në punimet e Kongresit të Shëndetësisë që nisi sot punimet në Tiranë, Kryeministri informoi po ashtu se pagat për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të rriten me 7 %.
“Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme”, deklaroi Rama.
Ai u shpreh se nga vitit 2013 pagat e mjekëve janë rritur me 63 %.
“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga viti 2013. Kjo nuk mjafton dhe ndërkohë që gara bëhet gjithnjë e më e ethshme na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia spitalore është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin tonë shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita. Por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan”, u shpreh Rama./rtsh
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...