Katër 19-vjeçarë të arrestuar për tentim-vrasje në Prishtinë

17:55 | 5 Mars 2023
Emir Abduramani

Katër persona janë arrestuar për një rast të tentim vrasjes dje në lagjen: “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se R.I, G.H dhe A.V, që të tre 19 vjeç, janë arrestuar sot nga organet e rendit.

Ndërkaq, dje është arrestuar i dyshuari tjetër, D.B, po ashtu 19 vjeçar.

Rasti në fjalë ka të bëjë me therjen e dy personave me thikë dje gjatë orës 13:00 në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar :

  1. I, mashkull, 19 vjeç dhe
  2. H, mashkull, 19 vjeç.

Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar:

A.V, mashkull, 19 vjeç,

i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme