Google ADS

“Dëshmitarët e rremë”, Grenell: Thaçi ende në burg, ndërsa aktakuza e ish-kryeprokurorit Smith është e mbushur me gënjeshtra

22:43 | 4 Mars 2023
E.H

Ish-ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të hetojnë ndjekjen penale të ish-presdientit, Hashim Thaçi nga ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Jack Smith në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se Thaçi është ende në burg, megjithatë aktakuza e Smith është mbushur me gënjeshtra, duke theksuar se ish-kryeprokurori Smith e ka shkatërruar reputacionin e Hagës.

“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, ka shkruar Grenell./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme