52 vjeçari në Kuçovë të Shqipërisë, që u dhunua nga pronari i banesës ku kishte hyrë për të vjedhur pulat, ka ndërruar jetë në spital.
Lefter Brisku u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.
Policia ka arrestuar 22 vjeçarin, Bioris Shoshari.
Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari” pak pas mesnate pranë varrezave të qytetit.
Lefter (Krenar) Brisku u kap mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit 20-vjeçari Bioris Shoshari, i cili ka nisur ta dhunojë.
52 vjeçari pësoi fraktura të forta në kokë. Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila e transportoi fillimisht hajdutin drejt spitalit të Kuçovës, ku pasi iu dha ndihma e parë u transportua drejt spitalit të Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë,.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh, 22 vjeç, banues në Kuçovë.
Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, shtetasi L.B, i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, shtetasi B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan.
Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar shtetasi L.B, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...