Google ADS

Haaland siç nuk e kemi parë asnjëherë – tregon anën ‘agresive’ duke vrapuar 40 metra për ta ndihmuar bashkëlojtarin në përleshje

19:23 | 4 Mars 2023
E.H

Erling Haaland kaloi një distancë të pabesueshme prej më shumë se 40 metrave vrapim për tu përballuar me Dan Burn pas ndërhyrjes së mbrojtësit të Newcastle United ndaj shokut të skuadrës së Manchester Cityt, Jack Grealish.

Phil Foden e kaloi Cityn në epërsi 1-0 në pjesën e parë në Etihad të shtunën pasdite përpara se Bernardo Silva të dyfishonte avantazhin e skuadrës së tij pas pushimit.

Megjithatë, tensionet u përshkallëzuan në fushë pasi Burn bëri një ndërhyrje ndaj Grealish, e cila shkaktoi një përleshje të madhe midis dy grupeve të lojtarëve.

Mes përleshjes së ashpër mes lojtarëve të City dhe Newcastle, u shfaqën pamjet e Haaland që sulmonte dhe shtynte mbrojtësin 30-vjeçar të “Laraskave”.

E gjitha kjo ndodhi në minutën e 73-të të ndeshjes duke na sjell në pah një anë tjetër të Haaland që nuk e kemi parë asnjëherë aq agresiv, shkruan telegrafi.

Lojtarët e Newcastle dhe City u detyruan të ndërhynin dhe të shpërndanin situatën pasi Haaland dhe Burn vazhduan të shtynin njëri-tjetrin ndërsa dukej se shkëmbenin një luftë fjalësh.

Gjyqtari Simon Hooper ndëshkoi Haaland dhe Burn, ndërsa tifozët në mediat sociale e komentuan shumë këtë zënkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme