Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me subvencionet që ka marrë nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në faqen zyrtar, KEK ka bërë me dije se më 17 dhjetor të vitit 2021, Qeveria ia kishte ndarë 20 milionë euro dhe 10 milionë euro tjera në fillim të janarit 2022, me qëllim subvencionimin e importit të energjisë elektrike.
Nga shuma e përgjithshme prej 30 milionë euro, KEK thotë se në prill të vitit të kaluar e kishte njoftuar Ministrinë e Ekonomisë se i kishin mbetur pa shpenzuar 7 milion euro.
KEK thotë se këto mjete mbahen në llogari të ndarë nga afarizmi i KEK-ut, dhe shfrytëzohen vetëm për importin e energjisë elektrike.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ne pikën 4 të vendimit 02/117 të datës 29.12.2022 e ka konfirmuar që këto mjete janë në llogari të KEK-ut. Citojmë: “KEK për blerjen e importit të munguar të energjisë elektrike, do të shfrytëzojë mjetet e mbetura nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 05/55 të datës 21.02.2022”, thuhet në njoftimin e KEK. /arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik