Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë Kurti për Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran. Themelimi i Bankës dhe Fondit, ishin premtimet kryesore të Kurtit, por deri tash s’ka ndonjë rezultat konkret.
Hoti ka përmendur shtrenjtimin e faturave të tatimit në pronë, shtrenjtimin e faturave të energjisë që pritet të ndodhë nga 1 prilli, 2.5 miliardë eurot e Trustit që s’ka kush t’i menaxhojë në mungesë të Bordit, që Banka Qendorore s’ka Guvernator dhe që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional.
Me ironi, Hoti ka thënë se të gjitha këto janë kaluese dhe të parëndësishme, sepse së shpejti do të fillojnë punën Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran dhe se më s’do të ketë krizë.
“Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti në Facebook. /arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...